Mjekët: Nuka ka epidemi gripi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i spitalit të fëmijëve në Podgoricë, Sasha Radoviq, ka kumtuar se në këtë insitucion nga gripi janë duke u trajtuar 6 fëmijë , të cilët nuk janë në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatkeqësisht ka pasur edhe dy raste të vdekjes. Ai ka mohuar të ketë epidemi të gripit pasi gjithsejt të shtruar nga ky virus janë vetëm 19 pacientë të rritur, çka është brenda kuotave normale për këtë pjesë të vitit. Ai tha se lloji i gripit që qarkullon në  Mal të Zi është i tipit A dhe nuk ka ndonjë ndryshim siç spekullohet në media. Sipas tij, nga gripi gjithmonë ekziston rreziku i komplikimeve prandaj edhe rezulton me raste të vdekjes.

Share.