Mitroviq: Masat e përkohëshme po japin rezultat. Po punojmë për zgjidhjen finale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vendosja e thasëve mbrojtës në Adën e Bunës janë një zgjidhje e përkohshme dhe eksperimentale që, tani për tani, ka provuar të jetë mënyra më e mirë për të ndaluar erozionin në këzë zonë. Kjo u deklarua gjatë vizitës së Ministrit të Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, Ratko Mitroviq me bashkëpunëtorë, përfaqësuesve të ndërmarrjes publike “Të Mirat detare” , kryetarit të Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq dhe përfaqësuesve të “Rivierës së Ulqinit”. Ministri Mitroviq beson se kjo është mënyra e vetme për të parandaluar erozionin e mëtejshëm deri në fillim të sezonit të verës, dhe se tashmë po konsiderojnë edhe zgjidhjen e përhershme të këtij problemi.

Mitroviq: Ky është një eksperiment me të cilin duam të shohim se çfarë duhet të bëjmë më tej dhe se cila është zgjidhja më e mirë e këtij problemi. Këtu siç mund të shihni është vendour muri mbrojtës prej thasëve,  dhe mund të vëreni që ujit ishte deri atje pas, çka do të thotë se mbrojtja po funksionon dhe tani kemi një plazh të formuar. Sipas studimit të punuar nga profesori i njohur nga Beogradi, këtu janë të paraparë tre mure mbrojtës prej thasëve me gjatësi prej 100 metrave në pjesën e ujit. Siç mund edhe ta vëreni kjo tani estetikisht nuk duket edhe aq mirë, prandaj duhet të gjenden mënyra që janë të pranuara nga ana estetike, ekologjike,por edhe që e zgjidhin problemin.

Megjithëse opinioni publik priste një zgjidhje më të përshtatshme, siç është vendosja e muri mbrojtës prej betoni, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Ekologjisë, Danilo Mrdak tha për TV Teuta se ata “që prej fillimit hasën në një debatë të gjërë se çka duhej të ndërmerrrnin lidhur me këtë problem”.

Kjo është një ndërhyrje që të paktën pjesërisht siguron se plazhi do të ekzistojë deri në sezonin veror. Është rezultat i këtij muri mbrojtës që ne po qëndrojmë sot në një vend ku nuk ishte e mundur disa javë më parë. Muri tashmë po funksionon dhe këtë vit do të shërbejë si sistem i cili do të mbrojë një pjesë të plazhit dhe që më vonë do të mbushet me rërë, në mënyrë që turistët të mos i presë kjo pamje “.

Nga ndërmarrja “Të Mirat detare” thonë se masat mbrojtëse janë  propozuar nga prof. Sava Petkoviq dhe çdo gjë është bërë sipas idesë së tij. Në këtë aktivitet u hy me dyshim nëse muri mbrojtës prej thasëve do të ketë efekt, por ajo që shohim sot është një konfirmim se po funksionon dhe duhet të studiohet nëse do të ketë të njëjtin efekt edhe në të ardhmen “, tha ndihmës drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Dragoljub Markoviq.

Share.