Mirënjohje për prezantuesit e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari  i komunës së Ulqinit Fatmir  Gjeka takoi ata që denjësisht na prezantuan në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.

Egzona Salaj  e cila në Festivalin e Gjirokastrës të cilësuar si ngjarje më madhore të pasurisë shpirtërore u lancua me çmim për interpretim dinjitoz dhe u dallua nga juria profesionale në mesin e 1.200 artistëve popullor. Kryetari Gjeka dhe interpretuesja  Egzona Salaj vlerësuan rëndësinë e festivalit që ka për qëllim ruajtjen, mbrojtjen, dhe propagandimin e vlerave më të mira të trashëgimisë sonë, etnomuzikore, etnokoreografike, etnografike të kostumeve popullore, veglave muzikore, riteve, traditave, zejeve, e të tjera të krijuara prej shekujsh nga populli. Pas kësaj pasoi takimi me kryetarët e SHKA “Tradita” Selatin Gjeloshi,Luljeta Avdiu  SHKA “Ana e Malit”, Zef Llukiq SHKA “Buzuku”

Në këtë takim prezent ishin edhe interpretuesit Naxhije Popi dhe Fadil Velaj,që në Festival morën çmim special për interpretim dhe ruajtjen e këngës së trevës së Krajës.

Këto tre shoqëri shkëlqyen në mesin e 80 shoqatave kulturore-artistike, 75 ansambleve popullore, 36 rapsodëve, 34 orkestrave popullore shprehet kryetari Gjeka

Të gjithë i shprehen falënderime Kryetarit Gjeka për përkrahje ndërkohë që ai duke i falënderuar theksoi që Shoqëritë përherë mund të llogarisin në përkrahjen e komunës.

Share.