Miratohet vendimi për dhënien e tokës me qira për ndërtimin e Akuaparkut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi Komunal i Ulqinit me 16 vota pro miratoi vendimin për dhënien me qira të tokës në Shtoj për ndërtimin e Akuaparkut. Megjithëse pika në fund mori vendimin e shumicës së këshilltarëve të pranishëm, ajo nuk kaloi pa polemika, sidomos sa i përket procedurës dhe lartësisë së çmimit të caktuar. Disa këshilltarë vlerësuan se çmimi i propozuar prej 1.20 euro për metër katrorë është i vogël, kurse nga propozuesi u siguruan se ky nuk është çmim fiks por vetëm fillestar i cili mund të rritet nëse në prokurim publik paraqiten disa investitiorë. Rezerva pati edhe për vetë procedurën, pasi disa këshilltarë vlerësuan se më parë është dashur të sillet Plani për vendosjen e objekteve të përkohshëm, e pastaj të fillojë procedura për akuaparkun. Megjithatë, në fund u vendos që paqartësitë të rregullohen në ecuri dhe pika të votohet në mënyrë që të mos krijohen barriera për investitorin potencial.

Share.