Miratohet buxheti për vitin 2016

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, këshilltarët miratuan buxhetin për vitin 2016.

Kryetari i Komunës Nazif Cungu, në vendin e propozuesit,  tha se ky projekt buxhet nuk është ideal dhe se menjëherë pas miratimit duhet të përgatiten ndërhyrjet me anë të rebalancit.

Këshilltarët patën sugjerime të shumta në lidhje me investimet e nevojshme në qytet dhe rrethinë, sidomos në infrastrukturë dhe sport. Në fund buxheti u miratua me 22 vota pro dhe dy apstenime.

Share.