Miratohen ndryshimet në Ligjin për Prokurorinë. Opozita nuk mori pjesë në votim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot, deputetët e shumicës qeverisëse miratuan ndryshimet në Ligjin për Prokurorinë e Shtetit. 41 deputetë të shumicës parlamentare votuan për ligjin, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim. Deputetët nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) dhe shumica e ish partnerëve të tyre të koalicionit nuk morën pjesë në seancë, të pakënaqur që miratimi i ndryshimeve në Ligj nuk u shty. DPS kërkoi që bisedimet mbi emërimin e njerëzve kryesorë në gjyqësor të vazhdojnë në 20 ditët e ardhshme, nëse shumica parlamentare nuk voton mbi Propozimin për Ndryshimet në Ligjin për Prokurorinë e Shtetit. Ndryshimet në Ligj propozojnë, ndër të tjera, që mandati i anëtarëve të Këshillit aktual Prokurorial të përfundojë me shpalljen e një Këshilli të ri Prokurorial (SC). Ky këshill i ri do të emërojë menjëherë ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Lartë të Shtetit). Mandati i anëtarëve të Këshillit Prokurorial, nga radhët e juristëve të shquar zgjat deri më 22 janar të vitit të ardhshëm. Ndryshimet përcaktojnë që për ushtrues detyre të Prokurorit të Lartë mund të emërohen edhe juristë me përvojë jashtë prokurorisë. Në Ligj u dorëzuan 24 amendamente, nga të cilat katër k u bënë pjesë integrale e Ligjit, kurse deputeti Branko Raduloviç (PzP) tërhoqi propozimet e tij. Të hënën, Komisioni i Veneciad paraqiti mendimin mbi Propozimin e rishikuar për Ndryshimet në Ligjin për Prokurorinë, në të cilin vlerësoi përparimin krahasuar me vendimin e Marsit, por përsëri paralajmëroi për politizimin e mundshëm të Këshillit Prokurorial.

Share.