Miratohen dy plane detaje urbanistike “Pinjeshi”3 dhe “Rana

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit te Komunes se Ulqinit me daten 10.09.2018 u miratuan dy pika të rendit të ditës, nga tri të propozuara. Propozim Vendimi për nxjerrjen e Planit detal urbanistik për lokalitetin “Pinjeshi 3” në Ulqin  dhe propozim Vendimi për nxjerrjen e ndryshimeve dhe plotësimeve për parcela të caktuara urbanistike dhe kadastrale në vëllimin e ID PDU “Ulqini-qyteti” për lokalitetin “Rana” në Ulqin.  Pika e dytë e rendit të ditës me kërkesë të kryetarit të parlamentit dr Ilir Çapuni është tërheq nga rendi I ditës për shkaqe objektive.

Kryetari I kuvendit Dr Ilir Çapuni u shpreh se planet janë miratuar, por kryetari I Komunës ka marrë përsipër që përpunuesit, pra ministrisë përkatëse  t’i dërgojë miratimin e planeve  me materialin  përcjellës të ndryshimeve dhe plotësimeve nga ana e qytetarëve.

Share.