Minsitria e Kosovës dhuroj 281 abetare kombëtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjise së Republikës së Kosovës, dhuroj 281 abetare për nxënësit e klasës së parë të shkollave shqipe në Mal te Zi. Ky donacion vjen dhuratë e bashkëpunimit ndëristitucional të Këshillit kombëtar të shqiptareve në Mal te Zi dhe Ministrisë së Arsimit së Kosovës.Agim Bërdyna drejtori i drejtoris për arsimin parauniversitar në Kosovë tha se nga konferenca e mbajtur në Ulqin me ministrin e arsimit kanë arritur në përfundim që të bëjnë këtë donacion për nxënësit që mësojnë në gjuhën shqipe me qellim që të mos hasen pengesa në arsimimin dhe kulturën kombtare. Kryetari i Këshillit kombëtar të shqiptarëve Genci Nimanbegu tha se ky është një hap i mirë I bashkëpunimit ndëristitucional me qënë se bashkëpunimet ne fushën e arsimit nuk mungojnë edhe sa u përket kuotave për studentët e Malit të Zi të cilët vazhdojnë studimet në Kosovë.

Share.