Ministrja Vuçinoviq viziton Ulqinin. Premton ndihmë nga Qeveria

0

Ministrja pa portfelj në Qeverinë e Malit të Zi, Marija Vuçinoviq, qëndroi sot për vizitë në Komunën e Ulqinit, ku u prit nga kryetari Loro Nrekiq me bashkëpuntorë. Në takim u diskutuan pasojat e motit të keq që goditi Komunën e Ulqini dhe i cili sipas analizave të para  ka shkaktuar dëme në masën prej 1 milionë e 240.000 mijë euro. Në takim ministrja Vuçinoviq, premtoi ndihmë urgjente nga Qeveria për kapërcimin sa më të lehtë të situatës, për çka më tepër do të mësohet pas mbledhjes së sotme të Qeverisë. Gjendja në Komunën e Ulqinit po shkon drejt normalizimit pasi  furnizimi me ujë është vendosur në të gjithë qytetin , kurse energjia elektrike mungon në disa zona të caktuara por pritet të normalizohet së shpejti.

Share.