Ministria për pakica: Noftim për të interesuarit që duan të vazhdojnë studimet në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

                                                                MALI I ZI

MINISTRIA PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE TË PAKICAVE

 

Njoftim- Për procedurat e njohjes së diplomave të shkollës së mesme për të vazhduar studimet në Republikën e Shqipërisë

 

Të interesuarit që duan të vazhdojnë studimet në Republiken e Shqipërisë viti akademik 2017-2018, fillimisht duhet të aplikojnë për njehsimin e diplomave të shkollës së mesme.

 

Njoftojmë të interesuarit që duan të vazhdojnë studimet e larta në Republikën e Shqipërisë, viti akademik 2017-2018, fillimisht duhet të ndjekin procedurën e Njehsimit të diplomave të shkollës së mesme (Për vazhdim studimesh në institucionet e arsimit të lartë).

Për tu informuar për procedurën që duhet ndjekur, aplikantët duhet të lexojnë udhëzimin duke klikuar në këtë adresë:

http://www.arsimi.gov.al/al/arsimi/shkolla/njohja-e-diplomave-te-shkollave-te-mesme

Aplikanti dorëzon dosjen e tij të aplikimit pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë.

Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme:

  1. a) Formulari i aplikimit për njëvlershmëri.
  2. b) Fotokopjen e dokumentit të identifikimit.
  3. c) Diplomën e shkollës së mesme (të përkthyer dhe të noterizuar).
  4. d) Dëftesat origjinale të të gjitha viteve të shkollës së mesme (të përkthyera dhe të noterizuara).
  5. e) Dokumentin që vërteton dhënien e provimeve të barasvlershme me Maturën Shtetërore në Shqipëri. (vërtetim për panelines – Greqia, certifikatë – Italia, vërtetim pikët e arritura – Kosova etj.). Në këtë dokument të jenë pasqyruar rezultatet për çdo lëndë të dhënë provim kombëtar.

 

Pra bëjmë me dije të gjithë të interesuarit, që pavarësisht datës së aplikimit në universitet, duhet të aplikojë sa më parë për njohjen e diplomës së shkollës së mesme, pasi ajo ka procedura të caktuara dhe do kohë.

 

Njëheri, Ju risjellim në vemendje se me Ligjin e ri të Arsimit të Lartë të Republikës së Shqipërisë  duke nisur nga viti qe kaloi aplikantët nga trojet aplikojnë drejtëpërdrejtë pranë Institucioneve të Arsimit të Lartë për programet e studimit për të cilat universiteti përkates ka planifikuar kuota.

 

Së shpejti do të publikohet ne faqen web të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë (www.arsimi.gov.al) dhe udhëzimi për pranimet për kandidatet nga trojet ku do të jenë dokumentat, procedurat dhe afati për regjistrim në universitet.

 

Kandidateve Ju urojmë suksese !

 

M I N I S T R I

Mehmed Zenka

Share.