Ministria: Nuk do të ketë ndëryrje për zbutjen e çmimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të ardhurat buxhetore në Mal të Zi për 5 muajt e parë të vitit kanë qenë rreth 622 milionë euro, 1.5% më të larta se plani, çka mundëson kryerjen e rregullt të detyrimeve financiare, deklaroi ministri i financave Darko Radunoviq.

Ai hodhi poshtë mundësinë që Qeveria të ndërhyjë me masa fiskale për të zbutur rritjen e çmimeve të derivateve të naftës, pasi sipas tij nuk do të ketë rritje të produkteve të tjera bazë. Ai nuk mohoi se mund të ketë ndëryrje në lartësinë e akcizave të duhanit, pasi të ardhurat nga ato kanë pësuar rënie drastike.

Radunoviq gjithashtu njoftoi se për momentin Mali i Zi nuk ka fleksibilitet financiar për të bërë uljen e kontributeve dhe tatimeve në rroga, të cilat në përqindje janë ndër më të lartit në rajon.

Share.