NIMANBEGU: RRËNIMI I HOTELIT “GALEB” – KRIM URBAN(VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu, ne kuader të pyetjeve të deputetëve i bëri pyetje Ministrisë së turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm lidhur  me shqyrtimin e mundësisë për shkëputjen e kontratave të privatizimeve  të hoteleve Lido, Galeb dhe Jadran

Nga Ministria e Turizmit kanë deklaruar se  investitorët nuk janë duke iu përmbajtur kushteve të kontratave dhe se kanë filluar analizat për shkëputjen e tyre, duke theksuar se hoteli Galeb është privatizuar prej vitit 2006, por obligimet investuese nuk janë realizuar për shkak se fillimisht,Komuna e Ulqinit nuk i ka siguruar planet per realizimin e projektit të cilat pas 6 vitesh janë miratuar në Kuvend(ne fund të vitit 2012), por edhe kjo nuk kishte rezultat pasiqe Ndërmarrja Rokshped nuk ka arritur te sigurojë mjetet financiare për të realizuar projektin në fjalë dhe  Ministria e turizmit ka filluar procedurën për shkëputjen e kësaj kontrate. Sa i përket hotelit Lido, i cili poashtu është privatizuar në vitin 2006, sipas Ministrisë së turizmit, investuesi nuk ka pasur mundësi të investimit për shkak të mungesës së planeve, por edhe për shkak se në atë zonë ka probleme të shumta ekologjike nga Port Milena, realizimi i kësaj kontrate është ende në fuqi. Fati i njëjtë është edhe për kontratën për ndërtimin e një hoteli në lokacionin e ish hotelit Jadran, pra pritet të bëhet shkëputja e saj…Sipas ministrisë në fjalë, realizimi i të gjitha këtyre kontratave është penguar nga problemet e shumta ekologjike dhe planit  hapsinore të cilin Komuna e Ulqinit me vite të tëra nuk ishte në gjendje ta përfundojë, por që Ministria resore është tani në përpunim e sipër të tij. Nga ministria përkujtojnë se privatizimet janë bërë në bazë të procesit të privatizimit dhe se qeveria nuk ka kompetenca të mjaftueshme në këtë drejtim.

Deputeti Nimanbegu, theksoi se rrënimi i hotelit Galeb ishte krim urban, kurse e tërë kjo çështje  është një proces i ndërlikuar por shpreson se do të gjenden përgjegjësit e saktë të moskryerjes së obligimeve  në kuadër të kompetencave të veta, dhe do të vijë  deri te shkëputja e konratave me investitorët e papërgjgjshëm.

NE VAZHDIM NDIQNI PYETJEN DHE PERGJIGJEN NE TERESI:

Share.