Ministria e bujqësisë: Nevojitet trajtimi i ullinjëve për shkak të mizës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtoria për sigurinë e ushqimit, aktivitetet veterinare dhe fitosanitare të Ministrisë së Bujqësisë,  informon prodhuesit e ullinjve se për shkak të rritjes së pranisë së mizave të ullirit është i  nevojshëm trajtimi sa më i shpejtë i tyre.

Një përqindje e lartë e infektimi në këtë periudhë tregon se dëmi nga miza e ullirit këtë vit mund të jetë tepër i lartë.  Kontribut për këtë japin edhe kushtet e favorshme të motit për zhvillimin e mizave. Poashtu nga ky institucion u  kujtojnë prodhuesve se mbrojtja e bimëve duhet të bëhet në përputhje me rregullat bujqësore për mbrojtjen e kulturave bimore.

Share.