Ministria dënon sulmin ndaj zyrave të iniciativës Qytetare Kroate

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e të drejtave njeriut dhe popujve pakicë ka dënuar sulmin me gurë ndaj zyrave të Iniciativës Qytetare Kroate në Tivat. Në deklaratën e ministrisë thuhet se dhuna nuk është mjet i cili sjell zgjidhje të problemit por vetëm e përkeqëson më tepër, ndaj bën thirrje për vetëpërmbajtje ndaj çdo gjëje me elemente të dhunës dhe thërret organet përkatëse që të zbulojnë autorët e këtij incidenti.

“Mali i Zi është shtet multinacional, multikulturor dhe multifetar, dhe si i tillë ngjarje të tilla nuk mund të tolerohen.” , thuhet ndër të tjera në deklaratën e ministrisë.

Share.