Ministria anullon vendimin për rrënimin e kalimerës

0

Ministria e turizimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ka anulluar vendimin e inspektores Natasha Brajoviq, për rrënimin e kalimerës gati 40 vjeçare në Bunë. Në lidhje më këtë vendim peshkatarët e Ulqinit të shtunën organizuan edhe tubim protestues, kundër siç than ata, vendimit të padrejtë të Drejtorisë për inspeksion. Ata hodhën dyshime se arsyet e rrënimit nuk janë mungesa e kushteve teknike siç arsyetonte inspektorja, por interesa të caktuara.

Share.