Ministri Zenka zhvilloi vizitë në KU të Tuzit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e djeshme  ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave Mehmed Zenka, vizitoi Komunën Urbane të Tuzit, me ç’rast bisedoi edhe me kryetarin e pushtetit vendor, Abedin Axhoviq. Pas takimit u mbajt edhe një konferencë për gazetarëtn në të cilën ministri Zenka theksoi se kjo vizitë shërbeu për bisedën me kryetarin e Komunës por edhe me zyrtarët tjerë me të cilët foli për situatën politike dhe hapat të cilët po ndërmerren në realizimin e marrëveshjes së koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, për komunën e plotë të Tuzit, respektivisht Malësisë.

Ndërkaq kryetari i Komunës Urbane dr. Abedin Axhoviq theksoi se përveç temës së cekur, me ministrin Zenka bisedoi edhe për disa aspekte ekonomike  mjaft të rëndësishme për këtë zonë. Si ministri ashtu edhe kryetari i Komunës së Tuzit u shprehën të kënaqur me vizitën duke theksuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin në të dy fushat e cekura gjatë takimit por edhe në aspektet tjera politike dhe ekonomike për zhvillimin e kësaj Komune Urbane të banuar me shumicë shqiptare.

Share.