Ministri Zenka vizitoi strehimoren për viktimat e trafikimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit ekzistues në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore nëpërmjet parandalimit, edukimit dhe mbrojtjes së viktimave të mundshme të trafikimit të personave, veçanërisht të grave dhe fëmijëve, Ministri i i të drejtave të njeriut dhe të pakicave Mehmed Zenka, vizitoi strehimoren për viktimat e trafikimit. Kjo strehimore është themeluar nga Qeveria e Malit të Zi dhe  në bashkëpunim me OJQ-në Lobi i Grave Malazeze siguron mbështetje për personat të cilët e gjejnë veten në nevojë pas abuzimit dhe shkeljes flagrante të të drejtave të njeriut.

Zenka theksoi se përballja me personat që janë viktima të trafikimit, sipas mendimit të tij, kërkon jo vetëm gatishmëri dhe disiplinë, por edhe ndjeshmëri dhe sensibilitet të madh. Më vonë, Ministri Zenka vizitoi Qendrën për reintegrim, të formuar vitin e kaluar me ndihmën e agjensisë turke TIKA dhe që menaxhohet nga Lobi i Grave Malazeze. Znj Aida Petroviq, drejtor i organizatës joqeveritare, me krenari theksoi rëndësinë e këtyre shërbimeve për banorët e strehës për viktimat e trafikimit, por edhe për të gjithë personat e tjerë nga grupet e margjinalizuara të cilët kanë problem me përfshirjen në shoqëri pas një traume apo situatë që e bën të vështirë të jetën shoqërore.

Share.