Ministri Zenka priti delegacionin nga Kosova

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave Mehmed Zenka u takua dje me kolegët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës të cilët vizituan Malin e Zi. Delegacioni i Republikës së Kosovës, i përbërë nga prof.dr. Beqir Ismaili dhe Turkesh Dalifi, të shoqëruar nga Këshilltari i Ministrit dhe Zëvendës Ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Enver Buçaj, vizituan Departamentin për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi dhe me këtë rast shkëmbyen mendime mbi gjendjen e popujve të pakicave në shtetin e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës. Ministri Zenka theksoi përparimin në kuadrin legjislativ për mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe komuniteteve tjera etnike të pakicave në Malin e Zi, duke shtuar se pozicioni i tyre po përmirësohet vazhdimisht përmes kuadrit institucional.

Pakicat në Mal të Zi nuk janë plotësisht të kënaqur me pozitën e tyre, por janë mirënjohës për mundësitë e pranuara për bashkëpunim dhe pjesëmarrje në vendimmarrje. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit ranë dakord që marrëdhëniet dypalëshe midis Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës janë thelbësore dhe se bashkëpunimi i ardhshëm do të jetë më i pasur dhe më i mirë falë shkëmbimit intesiv të përvojave në shumë fusha me interes të ndërsjelltë.

Share.