Ministri Zenka hap pazarin e Krishtlindjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i të drejtave të njeriut dhe popujve pakicë, Mehmed Zenka,  do të hapë sot së bashku me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Malin e Zi z. S. Sherhat Galip,  pazarin  tradicional të Krishtlindjeve.

Pazari i Krishtlindjeve mbahet në atriumin qendror të qendrës tregtare Delta City, duke filluar nga ora 10:00. Pazari është organizuar nga Klubi Ndërkombëtar i Grave të Malit të Zi . Qëllimi i kësaj ngjarje humanitare është të mbledhë fonde për bamirësi, nëpërmjet socializimit dhe të mësuarit rreth traditave të vendeve të tjera. Donacioni i këtij viti do të shkojë për Qendrën për autizëm, e cila hapet për herë të parë në Mal të Zi.

Share.