Ministri i Shëndetësisë viziton Ulqinin: Investime dhe zgjerim i kapaciteteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Malit të Zi Dr. Kenan Hrapoviq , vizitoi sot Ulqinint, ku u takua me kryetarin e komunës së Ulqinit Nazif Cungun dhe bashkëpuntorët e tih. Në takim u fol për temat që lidhen me zgjerimin e kapaciteteve të qendrës shëndetësore në Ulqin dhe në zonat rurale , si dhe për hapjen e klinikës së re të vogël gjatë sezonit turistik.

Ministri Hrapoviq njoftoi dhe punësim dhe kushte më të mira për edukimin e mjekëve specialistë në gjuhën shqipe, në mënyër që pacientëve në këto zona tu ofrohet mundësia e komunikimit  në gjuhën mtare.  Në bisedë me kryetarin Cungu u diskutua dhe për parandalimin e sëmundjeve infektive që përhapen nga kanali Porta Milena, për mushkonjat që janë një problem i madh gjatë sezonit të verës,  si dhe u konsideruan  investimet në formën e hapjes së laboratorëve , si dhe të donacionit të aparatit për ultrazë në zonën e Anës së Malit.

Share.