Ministri Millatoviq: Në Ulqin nuk është investuar sa në komunat e tjera

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me qëllim të kryerjes së përgatitjeve të duhura dhe realizimin e një sezoni sa më të mirë të mundshëm turistik, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Jakov Millatoviq  qëndroi sot për një vizitë pune në Komunën e Ulqinit . Në takimin me zyrtarët e qeverisjes lokale, temë ishte edhe gjendja e rëndë financiare e Komunës si dhe rritja e investimeve kapitale, të cilët në periudhën e mëparshme munguan  për disa arsye. Ministri Millatoviq theksoi se Ulqini është destinacioni i dytë më i rëndësishëm turistik në bregdetin e Malit të Zi, dhe shprehu qëllimin e Qeverisë që këtij qyteti ti kthehet lavia e dikurshme.

Bidseduam për projekte në infrastrukturë që Ulqinit i mungojnë. Mendoj se komuna në periudhën e mëparshme  ka marrë një pjesë të pamjaftueshme të buxhetit kapital në raport me komunat e tjera. Pjesërisht, arsye për këtë ishte mungesa e projekteve të caktuara dhe dokumentacionit të plotë për projekte, por shpresoj se kjo do të përshpejtohet në periudhën e ardhshme “. tha Millatoviq.

Komuna e Ulqinit prap po përballet me probleme të vjetra. Llogaria rrjedhëse mund të bllokohet brenda pak ditësh për shkak të këstit për kredi në shumën prej 900 mijë euro. Millatoviq premtoi se do t’i paraqesë këto probleme edhe në Ministrinë e Financave.

“Komuna e Ulqinit është në një situatë të vështirë , jo vetëm tani por edhe më parë. Kam bërë një kërkesë në atë drejtim  dhe pres ndihmë nga Qeveria dhe ministria, sepse vetëm komuna e Ulqinit nuk mund të përballet me detyrime kaq të mëdha”-  tha kryetari i Komunës, Aleksandër Daboviq.

Nënkryetari Astrit Hoxha njoftoi se deri më tani janë  tre kërkesa të dërguara drejt  Qeverisë për miratimin e fondeve për projekte; ndërtimin e sallës së kinemasë, vazhdimin e Bulevardit Teuta dhe investimet në infrastrukturën ujore . Këto kërkesa janë në pritje për shkak të mos-miratimit të buxhetit të Malit të Zi, por sipas një premtimi të mëparshëm të zv.kryeministrit Dritan Abazoviq, ato do të konsiderohen si investime prioritare.

Likuiditeti i Komunës tha ministri është mjaft i rëndësishëm, sidomos në prag të sezonit turistik, dhe premtoi se do të kontaktojë edhe institucionet e tjera në mënyrë që gjendet një zgjidhje e favorshme për Komunën e Ulqinit.

 

 

B.Çoba

Share.