Ministri Stijoviq vizitoi Komunën e Ulqinit. 

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Aleksandar Daboviq, me bashkëpunëtorët e tij, priti në takim pune Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe të Ujërave, Aleksandar Stijović.

Daboviq informoi Ministrin Stijović për nevojat e komunës dhe fermerëve lokalë, siç është nevoja e furnizimit me ujë dhe rregullimi i tretjes së ujërave të ndotura në zonat rurale, u interesojë rreth statusit të ndërtimit të portit të peshkatarëve në zonën e Port Milenës i cili është paraparë për këtë vit, mundësisë për pyllëzimin e pjesës së Plazhit të Madhë, mjelljen e pishave mediterane në pjesën e pyllit të pishave Albatros – kepi i Gjeranave si edhe mbjelljes në pjesën e djegur nga zjarri para 2 viteve në Mavrijan.

Ministri Stijović vuri në dukje se mbështetja për Ulqinin dhe qytetarët e saj nuk do të mungojë, informoi kryetarin Daboviq për aktivitetet dhe planet e Ministrisë ndaj komunës së Ulqinit, dhe shprehu gatishmërinë për të filluar realizimin e disa kërkesave të cilat u paraqitën në takim, siç është  donacioni i fidanëve të pishave mesdhetare, brendimit të produkteve bujqësore dhe nevojës që përmes subvencioneve të zgjatet afati kohor i mbjelljes dhe plasimit të produkteve bujqësore në treg, siç jan domatet, mandarinat etj.

Gjatë takimit i cili ishte i hapur dhe konstruktiv, bashkëbiseduesit ranë dakord se qytetarët kanë nevojë për mbrojtje dhe avancimin e mjedisit të biznesit, si dhe ndihmë në formën e subvencionimit të furnizimit të makinerive shtesë.

Share.