Ministri i kulturës së Kosovës Kujtim Shala takim me kryetarin Cungu

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në një vizitë zyrtare në komunën e Ulqinit,ka qënë Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit të  Kosovës Kujtim Shala së bashku me delegacionin e tij.Takimi i parë i  ministrit të Kosovës ishte me kryetarin Nazif Cungu dhe zyrtarët e tjerë të komunës së Ulqinit.

Ky takim kishte për qëllim  nisjen  e  bashkëpunimit mes Kosovës dhe Ulqinit në fushën e kulturës.Ministri i Kulturës Kujtim Shala u shpreh se është shumë e rëndësishme  të kemi një bashkëpunim direkt në fushën e  kulturës,rinisë dhe sportit dhe se jemi në fund të procedurave të nënshkrimit të një marrëveshjeje për bashkëpunim kulturor me Malin e Zi. Ky takim rezultoj i suksesshëm pasi u dakordua që në Ulqin të zhvillohen gjatë sezonit veror ditët  e kulturës së Kosovës, meqë ky qytet vizitohet mjaft nga turistët shqiptar nga të gjitha trojet shqiptare.

Takimi i dytë u zhvillua në ambjentet e bibliotekës së Ulqinit,ky delegacionet u priten nga drejtoresha e bibiotekës së Ulqinit Ardita Rama e cila i shoqëroi dhe i njohi me sektorët e bibliotekës.Pjesë e delegacionit të Kosovës ishte edhe drejtori i bibliotekës kombëtare të Kosovës Fazli Gajraku që bëri  një donacion prej 800 librash të ndryshëm për bibliotekën e Ulqinit.Për televizionin Teuta ai u shpreh se ky është vëtëm fillimi i bashkëpunimit tonë.

Share.