Millosheviq: Zgjidhen mosmarrëveshjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori politik i Partisë demokratike të socialistëve Tarzan Millosheviq ka deklaruar se në periudhën e ardhshme do të zgjidhen mungesat eventuale të marrëveshjes me partitë nacionale shqiptare.

Ai duke komentuar për  gazetën “Pobjeda” deklaratën e nënkryetarit të Forcës Genci Nimanbegu se realizimi i marrëveshjes së koalicionit me PDS-në nuk është në nivel të kënaqshëm dhe se duhet të rishqyrtohet .Millosheviq ka thënë se ky problem do të zgjidhet në bisedën e drejtpërdrejt me përfaqësuesit e partive shqiptare.

Millosheviq shtoi se PDS-ja nuk dëshiron që me partnerët e vet të koalicionit të bisedojë nëpërmjet mediesh.

 

Share.