MILLA: “NDËRTIMI I EGËR VAZHDON TË JETË NJË PROBLEM I MADH, LIGJI EKZISTUES ËSHTË DËSHMUAR JOEFIKAS”

0

Një nga temat kryesore në Ulqin vazhdon të mbetet problemi i ndërtimit të egër, i cili ka ngjallur shqetësimin e publikut në vitin e kaluar. Rastet specifike që janë bërë publike janë në gjykatë, megjithatë, ende ka një numër të madh të objekteve ilegale në Ulqin.

Nga ana tjetër, është në rritje interesimi I investituesëve të cilët për shkak të Procedurës Ligjore nuk mund të fillojnë me ndërtimet dhe investimet.  Lokalitetet më tërheqëse në qytet janë ende pa plane, dhe Sekretari i Sekretariatit për Planifikim Hapësinor dhe Zhvillim Urban të Ulqinit  Mehmed  Milla  pretendon se nuk sheh një zgjidhje të menjëhershme për këtë problem, deri  sa të jetë në fuqi ligji actual I cili  hoqi kompetencat komunale dhe i transferoi ato në kompetencën e Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm.

“Ligji si i tillë është joefikas dhe për mendimin tim, ligji i mëparshëm duhet të rivendoset me të cilin kompetencat i kthehen  Komunës . Fakti që asnjë objekt nuk është legalizuar është  nënvlerësuaes  dhe demotivon investitorët”, shprehet Milla.

Share.