Milla: Kishte presione për ndalimin e shitjes së tokës në Ranë, por asgjë formale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari për urbanizëm në Komunën e Ulqinit, Mehmet Milla, i cili ishte edhe anëtar i Komisionit për shitjen e tokës në Ranë, tha për TV Teuta se e gjithë procedura e ishte e rregullt dhe kaloi pa pengesa. Çmimi për këtë parcelë prej 448 metër katrorë ishte 900.000 euro, apo rreth 2000 euro për metër katrorë, çka përbën një çmim të mirë dhe të paarritur më parë në Mal të Zi, tha Milla. Në pyetjen se a ka pasur presione në drejtim të antarëve të komisionit në lidhje me procedurën, Milla tha se ato kanë ekzistuar, por asgjë nuk është ndërmarrë në mënyrë formale. Nëse dikush për arsye të caktuara nuk ka qenë dakord me shitjen e tokës në Ranë, tha Milla, ka pasur mundësi që për këtë ti drejtohet kryetarit të komunës dhe të Kuvendit dhe të inicojë ndalimin e procedurës së shitjes. Diçka që sipas tij nuk ka ndodhur.

Share.