Milla: Efektet ekonomike të koronavirusit do të vërehen në periudhën e ardhëshme

0

Përveç që koronavirusi ka ngjallur tek të gjithë panikun nga infektimi, gjithashtu ka ngjallur edhe shqetësim për pasojat ekonomike. “Koronavirusi ka efekte të shumta të cilat ende nuk i kemi vërejtur, por që në një periudhë prej dy muajsh ato do të jenë evidente”, tha gjatë pjesmarrjes në emisionin e mëngjesit të TV Teuta, kryetari i shoqatës,RDA-UBA Ibrahim Milla. Sa i përket bizneseve të cilat veprojnë në Ulqin ato presin nga Qeveria, Banka qëndrore dhe sistemet monetare që ti dalin në ndihmë. “Ekonomia e Malit të Zi nuk është në gjendje të mirë dhe një ekonomi e cila nuk ka rezerva varet nga të tjerët në mënyrë që çdo gjë të funkcionojë si duhet. Nëse sistemet monetare ndërkombëtare nuk i dalin shtetit në ndihmë atëherë ekonomia do të pësoj kollaps”, tha ndër të tjera Milla.

Share.