Miliq: Për dorëheqje do të diskutojë Këshilli Qendror

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çështja e kërkesës që kryetari i Partisë Socialiste Popullore Srgjan Miliq të japë dorëheqjen, me siguri do të jetë në rendë të ditës në mbledhjen e Këshillit Qendror të kësaj partie, e cila do të mbahet në 10 ditët e ardhshme.

Këtë për Pobjeda e ka konfirmuar vetë Miliq, i cili tha se kjo nuk përbën problem për të. Kërkesën për dorëheqjen e Miliq e kanë kërkuar jë numër zyrtarësh me influencë në parti, çka e ka konfirmuar edhe kryetari i klubit të deputetëve të kësaj partie Aleksandar Damjanoviq. Sipas këtyre zyrtarëve, dorëheqja e Miliq është e domosdoshme pasi partisë i duhet një drejtim i ri politik, i cili duhet ë ndodhë para zgjedhjeve të tetorit.

Share.