Milan sot do bëjë dy transferime, njofton Fabrizio Romano.

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Brahim Diaz do nënshkruajë me Rossonerin për dy vjet në formë huazimi nga Real Madrid.

Spanjolli sot do t’i bëjë testet mjekësore dhe do firmos për dy vjet me pagë 3 milionë euro.

Milan pas dy vjetëve e ka opsionin për ta blerë futbollistin ofensivë për 22 milionë, ndërsa Real Madrid e ka klauzolë për të drejtë për ta blerë për 27 milionë.

Përpos Diaz, skuadrës italiane i bashkohet edhe futbollisti Fode Ballo-Toure nga Monaco për 4 milionë euro.

Toure luan në pozitën e mbrojtësit të majtë dhe ka luajtur për Monacon, Lille dhe është formuar nga akademia e PSG.

Share.