MIK: Në gjashtë muajt e parë, 9 kompani shtetërore me bilanc pozitiv, 11 negativ

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëntë kompani, të cilat operojnë në kuadër të Ministrisë së Investimeve Kapitale, në gjashtë muajt e parë të këtij viti operuan me bilanc pozitiv  me një fitim prej 26.4 milionë euro, ndërsa 11 kompani kishin një humbje totale neto prej 11.6 milionë euro.

Fitimin më të lartë e pati  Elektroekonomia e Malit të Zi me 17.1 milion euro, ndjekur nga CGES me 8,6 milionë euro , Monteput me 238,000 euro, Marina e Tivarit me 179,000 dhe Porti i Tivarit me 94,000 euro fitime. Sipas të dhëënave të ministrës, humbjet më të mëdha janë regjistruar nga  Aeroportet e Malit të Zi , 3.7 milion euro, CEDIS 2 milionë euro, Barska plovidba 1.6 milionë euro, ToMontenegro 1.4 milionë dhe Montecargo me një humbje prej 1.3 milionë euro.

Share.