MIGRANTËT DO TA NDRYSHOJNË GJERMANINË

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se vala e migrantëve në Gjermani do ta “ okupojë dhe ndryshojë” vendin në vitet në vazhdim.

Merkel i bëri këto komente sot në një konferencë për shtyp , pasi 20 mijë migrantë besohet se kanë hyrë në Gjermani, gjatë kësaj fundjave.

Kancelarja gjermane ka thënë se “Ne duam që ndryshimet të jenë pozitive dhe besojmë se do t’ia arrijmë”. Koalicioni qeverisës është pajtuar që të ndajë 6 miliardë euro, për migrantët.

Share.