MFMS: Borxhi i Mali të Zi 4.08 miliardë euro, 87.98% të PPB-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Borxhi i përgjithshëm shtetëror, pa depozita, në fund të qershorit të këtij viti arriti në 4.08 miliardë euro ose 87.98 përqind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB), sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Mirëqenies Sociale.

Borxhi total me depozita arriti në 3.65 miliardë euro ose 78.73 përqind të PBB -së. “Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, pati një rënie të borxhit të vendit në krahasim me tremujorin e dytë të vitit të kaluar, kryesisht për shkak të shlyerjes së bonove të thesarit në vlerë prej 15 milion euro”, thuhet në raportin për borxhin , të botuar më faqen e internetit të ministrisë.

Gjatë tremujorit të dytë, u realizua shlyerja e borxhit shtetëror në bazë të borxhit pa interes, në shumën totale prej 64.19 milionë euro, nga të cilat 28.04 milionë euro i referoheshin shlyerjes së borxhit ndaj rezidentëve, ndërsa shlyerja  për jorezidentët arriti në 36.15 milionë euro, tregojnë të dhënat e Ministrisë.

Share.