Meta ndërmjetëson kapërcimin e krizës politike në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta vlerëson se ka arritur t’i bindë liderët e partive opozitare që të ulen në tryezë dhe të dialogojnë me përfaqësuesit e Kuvendit dhe të Qeverisë për gjetjen e një zgjidhje për dalje nga kriza politike.

Gjatë qëndrimit të tij prej 24 orëve në Prishtinë, kryeparlamentari shqiptar i shoqëruar nga ambasadori Qemajl Minxhozi takoi kreun e Kuvendit Kadri Veseli, tre liderët e subjekteve politike opozitare si dhe presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga.Pas përfundimit të takimeve, Meta tha se është i kënaqur që palët janë pajtuar që të rivendosin dialogun, të cilin sipas Metës është vendosur ta ndërmjetësoj presidentja Atifete Jahjaga.

Share.