Meta dekoron pas vdekjes heroin Mujo Ulqinaku

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar pas vdekjes Mujo Ulqinakun me Dekoratën më të lartë që ekziston në Republikën e Shqipërisë. “Për heroizmin, trimërinë dhe sakrificën më sublime në mbrojtje të sovranitetit territorial të atdheut, lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë, si shembull monumental i patriotizmit dhe atdhedashurisë, si simbol i mbrojtjes së dinjitetit kombëtar, si model i ushtarakut që i qëndron deri në fund betimit para Flamurit Kombëtar . Kush më shumë se Mujo Ulqinaku, simboli i rezistencës kundër pushtimit fashist, e meriton këtë Dekoratë me rastin e 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut. “, thuhet ndër të tjera në postimin e Metës në rrjetet sociale.

Share.