Mësuese Florinda është shumë e përkushtuar, fëmitë shqiptarë e bëjnë shqiponjën që nga vegjëlia

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe pse sot shqiptarët në Mal të Zi priten se mund të festojnë lirshëm festën e flamurit, përsëri edhe sot u gjetën mënyrat për të tërhequr vëmëndjen ndaj përdorimit të simbolit  kombëtarë. Ferrë në sy e disa subjekteve dhe portaleve ishte fotografia e publikuar nga mësimëdhënësja Florinda Basha e cila me shumë përkushtim dhe dashuri tash 16 vite punon me nxënësit e SHF “Boshko Strugar”. Në këtë fotografi shihen nxënësit  të cilët me duar krijojnë simbolin  kombëtarë shqiptarë të pranuar edhe nga shteti I Malit të  Zi, por si duket shumë struktura nuk e kanë pasur të qartë se simboli I shqiponjës  është edhe zyrtarisht simboli I shqiptarëve në Mal të Zi.

Të përkujtojmë se gjatë ditës së sotme, me rastin e festës së 28 nëntorit. mësuese Florinda Basha postoi në profilin e saj në FB një foto me nxënësit e klasës së saj  dhe më pas ajo fotografi menjëherë ka hasur në reagime dhe komente të shumta të papëlqyeshme e sidomos të disa strukturave politike, të cilët kërrkojnë që ministri i arsimit të reagojë ndaj kësaj ngjarjeje.

Të gjithë ata që e njohin mësuese Florindën, duhet të jenë krenarë me punën e saj profesionale dhe ta mbështesin atë nga kjo padrejtësi të cilën po tentojnë ta krijojnë strukturat e ndryshme.

Në mbështetje të Florindës janë paraqitur edhe prindërit, fëmijët e të cilëve vijonë mësimin te mësuese Florinda. Njëra nga prindërit e cila është shprehur haptas është edhe Mehrixhana Dervishi Llazorja e cila thotë se fokusi në fotografi nuk duhet të jetë vetëm shqiponja e cila është simboli ynë kombëtarë, por duhet të shohim poashtu se fëmijët tanë janë të vendosr në klasë sipas të gjitha rregullave të TKN-së dhe janë të mbrojtur në aspektin shëndetësorë, duke mbajtur distancën dhe maskën.

“Ata festojnë në mënyrë unike në këto kohëra të vështira në të cilat po jetojmë, dhe të cilën mësuesja po arrin ta zbukurojë ashtu që fëmija të mos ndiejë mungesën e festimit të festës më të madhe të shqiptarëve. Të festojnë të  gjithë së bashku me shqiponjën në mënyrë unike dhe kjo I ka penguar dikujt që nuk I din gjërat elementare:

-Ligjin mbi përdorimin e simboleve nacionale  I cili është miratuar dhe është në përdorim, për të gjithë ata që nuk  kanë dëshiruar të dinë

-Në klasë janë të gjithë fëmijët e kombësisë shqiptare të cilët shqiponjën dine ta bëjnë që nga vegjëlia

-Mësuesja ka të drejtë ti mësojë fëmijët për kombësi të vet 20%  nga plani I saj

-Njëra nga fëmijët është edhe vajza ime Hana (drita e syve të mi) e cila dje është kthyer e lumtur nga shkolla ”, theksoi  Mehrixhana Dervishi Llazorja.

Share.