Mësimdhënia dhe edukimi cilësor, përparësitë kryesore të medresesë “Mehmed Fatih”

0

Një numër i madh i studentëve janë regjistruar në vitin e ri shkollor në medresenë “Mehmed Fatih”, konfirmoi për TV Teuta drejtori i saj,  Fuad Çekiq. Gjatë verës,në këtë insitucion u mbajtën leksione të shumta për fenë, si për studentët e medresesë, ashtu edhe për besimtarët e tjerë, kurse për vizitë qëndruan edhe një grup studentësh nga Indonezia, Franca dhe rajoni. Ai shtoi se gjatë gjithë verës u organizua  Shkolla Verore e Islamit, e cila synon të sjellë besimin dhe mendimin islam tek moshat e reja. Këtë vit ata kanë pasur për vizitë  studentë nga Indonezia që ishin pjesë e një projekti që po implementohet në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe kanë bashkëpunuar edhe me një grup studentësh nga Franca të cilët kanë mësuar më shumë rreth zakoneve dhe kulturës së muslimanëve në Mal të Zi , tha ndër të tjera Çekiq.

Share.

Leave A Reply