MËSIMDHËNËSIT DHURUAN GJAK

0

77c1ccb86cc50c3758b458afc8ee7b26Rezervat e gjakut në Entin për transfuzion janë në nivel të kënaqshëm, por kërkesat për to janë të përditshme, andaj edhe këto rezerva ndryshojnë nga minuti në minutë, ka porositur drejtoresha e këtij institucioni, Gordana Rashoviq. Në aksionin e dhënies vullnetare të gjakut, të organizuar nga ministria e arsimit, kanë marrë pjesë ministri Predrag Boshkoviq si dhe të punësuarit në këtë institucion dhe në institucionet edukativo arsimore në Podgoricë. Sipas fjalëve të Rashoviq, prej se është shpallur apeli në fillim të këtij muaji, është përgjigjur një numër i madh i qytetarëve, duke dhuruar gjakun e vet.

Share.