Kryetari Bujar Nishani qendroi në Ulqin(video)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ditën e martë përfundoi vizitën dyditëshe Malit të Zi. Ai ishte i ftuar nga homologu i tij malazias, Filip Vujanoviq.

I pari i shtetit shqiptar u takua edhe me kryeparlamentarin Ranko Krivokapiq, kryeministrin Millo Gjukanoviq, Arqipeshkvin e Tivarit, Imzot Zef Gashi, ndërsa në Ulqin fillimisht u prit nga  kryetari i Komunës Fatmir Gjeka, kurse më pas bëri homazh tek varri i Ymer Prizrenit i shoqenruar me një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të Ulqinit të cilët dolën për ta pritur presidentin Nishanin.

Këshili Kombëtare, si nikoqir i kësaj vizite në hotelin Otrant shtroi dreke solemne ku presidenti Nishani pati mundesi të takohet me përfaqësues të lartë politik dhe personalitete të shquara shqiptare.

Share.