Mesazh urimi për 28 Nëntor nga Forca e Re Demokratike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të nderuar bashkëkombas,

Dita e Flamurit Kombëtar dhe Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në këtë përvjetor na gjen në një nëntor të pazakontë mes pandemisë globale Covid-19. Uroj që ky 28 Nëntor t’ju gjej mirë me shëndet!

Shfrytëzojë rastin që, në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal, t’ju uroj përzemërsisht Ditën e Flamurit Kombëtar dhe 108 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, këtë datë të veçantë të popullit shqiptar, duke kujtuar me krenari të kaluarën, duke mbrojtur me ndërgjegje të tashmen, dhe duke punuar me vizion për të ardhmen.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 ishte një rrugëtim i gjatë, e cila u arritë me mençuri, punë dhe trimëri nga njerëzit e shquar të kombit shqiptar mes shumë mundimeve, luftërave dhe sakrificave ndër shekuj.
Për ne Shqiptarët në Mal të Zi, të drejtat dhe mundësitë e barabarta nuk jetësohen lehtë, por vetëm me dije, urtësi, vetëdije kombëtare, duke qenë të bashkuar në marrjen e vendimeve dhe veprimeve, që na takojnë dhe duhet t’i gëzojmë karshi kuadrit ligjor vendor dhe standardeve ndërkombëtare.

Zoti i bekoftë të gjithë Shqiptarët kudo në botë!

 

Kryetar,
Nazif Cungu

Share.