Merr detyrën Qeveria e re e Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e re e Malit të Zi, e cila për herë të parë pas gati tri dekadash nuk është formuar nga Partia Demokratike e Socialistëve, mori detyrën sot. Kryeministri i deritashëm, Dushko Markoviq, konfirmoi në Twitter se i ka dorëzuar detyrën kryeministrit të ri, Zdravko Krivokapiq. “Shpresojmë se kjo Qeveri do të punojë në interes të Malit të Zi dhe të gjithë qytetarëve të tij”, tha Markoviq.Siç është kumtuar nga Qeveria, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi mjedisin midis zgjedhjeve të dy qeverive, e cila u karakterizua nga kriza shëndetësore dhe situata e vështirë ekonomike dhe thanë se është e nevojshme të ruhet cikli i investimeve dhe të përmirësohet standardi i jetesës së qytetarëve. Markoviq informoi për realizimin e projekteve të infrastrukturës kapitale me një theks të veçantë në zhvillimin e Veriut dhe vuri në dukje se detyra më e rëndësishme e Qeverisë së re është që të miratojë Buxhetin sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të ruhet vrulli i zhvillimit dhe të sigurohet funksionimi i mirë i sistemit në tërësi.Kryeministri i ri, Krivokapiq, dhe kabineti i tij, i cili përbëhet nga 12 ministra dhe një zëvendëskryeministër, janë zgjedhur në një seancë të Kuvendit të Malit të Zi, më 4 dhjetor. Ata i kanë mbështetur 41 deputetë nga gjithsej 81.

Share.