Merkel mbron politikën për refugjatët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka përshkruar sulmet e fundit në Gjermani dhe në Evropë si shokuese, depresionuese dhe të frikshme, por ajo refuzoi të tërhiqej nga politika e saj mbështetëse ndaj refugjatëve. Gjë kjo që ka sjellë shumë revolta dhe kundërshtime në vend.

“Ajo që terroristët duan… është që ne të humbasim vëmendjen nga gjërat më të rëndësishme për ne. Ata duan që të ndajnë unitetin tonë, bashkëpunimin që kemi, ata duan të prishin jetët tona”, tha ajo gjatë një konference për shtyp me gazetarët.

Gjermania është goditur nga katër sulme vetëm në dy javët e fundit, tre prej të cilave autoritetet thonë të jenë kryer nga azilkërkues të inspirur nga ekstremizmi islamik. Merkel deklaroi gjithashtu se vendi do jetë më strikt në deportimin e azilkërkuesve aplikimet e të cilëve nuk janë pranuar.

Share.