“Merimanga” për dy ditë “konfiskon” tri auto vetura, gjoba deri në..

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej ditës së martë në  rrugët e Ulqinit është i pranishëm automjeti i specializuar i njohur si “merimanga”. Koordinatori i Policisë Komunale Amir Mehmeti për televizionin Teuta u shpreh se për dy  ditë “Merimanga “ ka mënjanuar tri auto vetura të cilat kanë qenë të parkuara në vendet e ndaluara për parkim.

“Për dy ditë kemi paralajmëruar qytetarët dhe mysafirët që të respektojnë shenjat komunikacionit ku është vend i ndaluar për parkim. Kemi filluar me e intervenime, kështu që brenda dy ditëve kemi ndërhy me anë të “Merimangës në tre raste”  u shpreh Mehmeti.

 

Ai shtoi se çdo qytetar i cili parkohet në kundërshtim me sinjalizim të lejuar në komunikacion  do të gjobitet nga Policia Komunale dhe punonjësit e “Parking Servisit”

 

Merimanga do të veprojë sipas udhëzimeve të Policisë Komunale që punon dhe vepron ne teren.

 

H.Nelaj

Share.