Merimanga konfiskoi 8 automjete

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aksioni i merimangës në menjanimin e automjeteve të lëna në rrugë nga pronarët e tyre ka përfunduar ditën e sotme.

Gjatë këtij aksioni janë konfiskuar 8 automjete , dhe në rast nevoje ai do të përdoret përsëri ë të ardhmen ,tha për televizionin Teuta shefi i policiës komnale Saubih Mehmeti.

Policia komunale kishte dërguar paralajërim për 30 automjete që të menjanohen nga vendndodhja e tyre , por 8 prej tyre përsëri u gjenden në vende publike kurse të tjerat ishin menjanuar. Mehmeti u shpreh mjaft i kënaqur me aksionin e sotëm.

Share.