In memoriam: Dr. Minir (Hasan) Mavriqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në moshën 83 vjeçare ndrroji jetë

                                                           Dr. Minir (Hasan) MAVRIQI

Ka qenë i lindur në vitin 1933 në Ulqin. Shkollën fillore e ka mbaruar (1949) në Ulqin,  të mesmen të mjekësisë (1953) në Sarajevë. Stomatologjinë e ka studiuar dhe mbaruar më 1966 në Fakultetin e stomatologjisë në Sarajevë. Në Sarajevë, në vitin 1983, e ka mbaruar edhe specializimin nga ortodoncia.

Pas mbarimit të studimeve, nga viti 1966 punon si stomatolog në Shtëpinë e shëndetit popullor në Ulqin, ndërsa nga viti 1983 si specialist – ortodont në të njëjtën themelatë.

Nga krijimi i shërbimit stomatologjik në Shtëpinë e shëndetit  në Ulqin ka qenë shef i këtij shërbimi gjithandej deri në pensionim.

Përndryshe, ai është Ulqinaku i parë i cili e ka mbaruar stomatologjinë.

Deri me ardhjen e tij në Shërbimin e Stomatologjisë ka punua dentisti me shkollë të lart /Muhamed Hysa/ si edhe dy teknik dentar /Kapllan Hajdinaga, Asllan Hajdinaga/.Pas tri vjetëve  Shtëpia e shëndetit e athershme-Shërbimi stomatologjik pajiset me   me maqin bashkohore dhe me ardhjen  e Dr.Minir Mavriqit organizohet puna në  shërbimin para shkollor dhe shkollor stomatologjik.

Me ndërtimin e Shtëpisë shëndetit  në vitin 1975 në lagjen Meraja / ish  stadiumi i futbolit/ arriten kushtet për një punë më të mirë në  stomatologji.

Dr.Miniri  është pensionuar në vitin 1998.

Dr.Minir Mavriqi ka dhënë kontribut të veçant në shërbimin stomatologjik të Ulqinit.

Respekti dhe ngushllimet tona i takojnë familjes të nderuar  MAVRIQI.

 

Ulqin, 3.prill 2016

 

E përgatiti

Prim.Dr.Gani Karamanaga      

Share.