Meka lejon për haxh vetëm arabët e vaksinuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autoritetet kanë kufizuar hyrjen për 60 mijë besimtarë deri 65 vjeç që nuk vuajnë nga sëmundjet kronike
Për të dytin vit rradhazi vetëm pelegrinët myslimanë që janë vaksinuar kundër COVID-19 janë mbledhur për pelegrinazhin vjetor të haxhit në Arabinë Saudite.

Besimtarët nga vendet e tjera të botës nuk do të kenë të drejtë hyrjeje për shkak të pandemisë. 60.000 qytetarë dhe banorë sauditë po kryejnë ritin , krahasuar me rreth 2.5 milionë që ishin në 2019.

Arabia Saudite, e cila vitin e kaluar lejoi vetëm pelegrinët vendas
Autoritetet kanë kufizuar hyrjen për pelegrinë të moshës 18 deri 65 vjeç të cilët janë vaksinuar plotësisht kundër virusit dhe nuk vuajnë nga sëmundjet kronike.

Robotët po përdoren për të dezinfektuar Xhaminë e Madhe në Mekë dhe oborrin e saj dhe gjithashtu për të shpërndarë shishe me ujë për të zvogëluar bashkëveprimin njerëzor dhe për të siguruar distancimin fizik. Kamerat termike në hyrjet e Xhamisë së Madhe monitorojnë temperaturat e njerëzve. Rreth 3.000 karroca elektrike janë siguruar për pelegrinët, të cilët gjithashtu mbajnë rrathë identifikimi elektronikë të lidhur me GPS

Rreth 500 vullnetarë shëndetësorë janë në dispozicion për të ofruar ndihmë mjekësore dhe 62 ekrane janë instaluar për të transmetuar mesazhe ndërgjegjësimi në gjuhë të ndryshme.

Share.