Mehmeti: Këtë vit më pak ndotje akustike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit në komunën e Ulqini  ka shënuar edhe rritjen e ndotjes akustike sidomos gjatë bregdetit, duke cenuar kështu edhe cilësinë e jetës së pushuesve dhe banorëve të zonave në fjalë,por sipas kryeshefit të policisë komunale , Saubih Mehmeti këtë vit ka më pak ankesa edhe pse ka disa paraqitje nga ana e qytetarëve.

“Ekipi I policisë komunale është permanent në terren duke bërë kontrollin e nivelit të muzikës. Me ligj është paraparë deri në 65 decibel por kjo është e pa realizueshme sepse zhurma ambientale i tejkalon 74 decibel, prandaj jemi të detyruar të tolerojnë zhurmën deri nën nivelin 80 decibelëve.”, thotë Mehmeti.

Ky vit sipas fjalëve të tija është vit me më pak ndotje akustike,por që patjetër nuk mund të jenë të kënaqur.

Share.