Mehmeti: Kemi mungesë të rrobave mbrojtëse dhe zorrëve të ujit

0

Nga fillimi i vitit 2019 e deri me 9 korrik ,Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit ka intervenuar 241 herë,ku vetëm në muajin qershor është intervenuar 31 herë. Intervenimet kryesisht ishin  në shuarjen e zjarreve të karakterit lokal në sipërfaqe të hapura por edhe objekte banimi me pasoja minimale. Kryeshefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit Saubih Mehmeti tha për TV Teuta se ky shërbim ka mungesë të rrobave mbrojtëse dhe zorrëve të ujit, kurse me kuadro janë të kompletuar, ku në dy ndërrimet ndërrim kryejnë kujdestarinë nga 12 zjarrëfiksa . Sipas Mehmetit,  Drejtoria e emergjencave është e gatshëm në situata emergjente të ndihmojë me tre avion dhe një helikopter. Nga 1 korriku në Anë të Malit dhe në Shtoj është stacionuar një autoçisternë me skuadrën përkatëse të cilët kujdestarojnë dhe janë të gatshëm të intervenojnë  në rast nevoje. Ditë më parë është mbajtur një takim me përfaqsuesit e të gjithë shërbimeve bregdetare  të zjarrëfiksëve ku është marrë një qëndrim që në raste nevoje ti dalin në ndihmë njëri tjetrit, tha ndër të tjera Mehmeti.

Share.

Leave A Reply