Mehmet Bardhi evidentohet si i punësuar në Komunë, vendimin e nenshkroi partneri i koalicionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gazeta malazeze “Dan” ka dalur sot me një artikull ku thuhet se kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Mehmet Bardhi , është punësuar në mënyrë të paligjshme në Komunën e Ulqinit nga ish kryetari Fatmir Gjeka.

Bardhi në Komunë, sipas vendimit të ish kryetarit Gjeka, me datën 10 mars të këtij viti është i punësuar në Shërbimin për punë të përbashkëta si këshilltarë i pavarur-përkthyes simultan në mënyrë retroaktive prej 28 muajsh, domethënë prej vitit 2013.

Kjo do të thotë se komuna i detyrohet z. Bardhi 28 rroga, edhe pse ai nuk ka punuar asnjë ditë të vetme.

Share.