Medojeviq: Një pjesë e opozitës dëshiron në Qeveri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Njëri nga liderët e Frontit Demokratik, Nebojsha Medojeviq, ka kritikuar ashpër pjesën e tjetër të opozitës, një pjesë e së cilës sipas tij dëshiron të hyjë në Qeverinë e Dushko Markoviq. Medojeviq thotë se disa prej tyre si Ranko Krivokapiq apo Rashko Konjeviq, e ndjejnë vehten keq në opozitë pasi janë mësuar me pozita, udhëtime zyrtare ,sigurim personal e priviliegje të tjera dhe së shpejti do të kërkojnë të jenë pjesë e pushtetit.

Ai i akuzoi ato se janë edhe marioneta të SHBA-së , për të cilët zgjedhjet e parakohëshme nuk janë opsion, tha ndër të tjera Medojeviq.

Share.