Medojeviq jep dorëheqje. Kjo është Qeveri e ndikuar nga kisha

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri I Lëvizjes për ndryshime Nebojsha Medojeviq ka dhënë sot dorëheqje nga funksioni I deputetit në Kuvendin e Malit të Zi.

Medojeviq gjatë konferencës për media të cilën e ka mbajtur në hollin e Kuvendit të Malit të Zi, ka deklaruar se do ti tërheq amandamentet për buxhet dhe nuk pajtohet që cilado kishë duhet të ndikojë në votimin e buxhetit, ose cilëndo çështje kadrovike, si dhe në zgjedhjen e Qeverisë.

Ai tha se deputetët tani do të votojnë buxhetin I cili sipas Medojeviqit është “foshnje e porsalindur-vdekur” dhe se kjo është një qeveri joserioze dhe e papërgjegjshme, e gatshme për punë të fshehta dhe korupsion.

Medojeviq poashtu theksoi se Qeveria e Zdravko Krivokapiqit “pa gabim, po e çon shtetin në bankrot” dhe vlerëson se votuesit e tyre janë të mashtruar  sepse për gjashtë muaj ka treguar se nuk është qeveri reformatore.

“Fronti demokratik nuk do të shikojë këtë me qetësi. Kjo është Qeveri e kontinuitetit e cila Malin e Zip o e shtjen në një debakl, ka deklaruar Nebojsha Medojeviq në konferencën e sotme për media.

Share.